'Vrasës na infektove Messin’ rrjeti shpërthen ndaj DJ të njohur, ja çfarë thotë ai

'Vrasës na infektove Messin’ rrjeti shpërthen ndaj DJ të njohur, ja çfarë thotë ai

13:09, 03/01/2022

Paris Saint-Germain konfirmoi të shtunën se Messi, 34 vjeç, ishte një nga katër lojtarët që rezultuan pozitiv në testin e bërë për Covid .

Messi tani është në karantinë në shtëpinë e tij në qytetin e tij të lindjes, Rosario, pasi u detyrua të humbasë fluturimin e tij për në Paris dhe të zgjasë qëndrimin në atdheun e tij.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shkoi në Argjentinë më 23 dhjetor për të kaluar natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me familjen e tij.

Messi dhe gruaja e tij, Antonela Roçuzzo, u filmuan duke kënduar dhe kërcyer në një festë private në fillim të kësaj jave.

Po atë natë futbollisti u takua me DJ të famshëm argjentinas Palacio.

Ky i fundit kishte marrë pjesë në një event ku u shpërndanë çmime për personat më të ndjekur në Twitch gjatë vitit 2021.

Por pas kësaj shfaqej u bë e ditur se kishte pasur disa raste me COVID-19 mes të ftuarve.

Për fatin e keq të DJ argjentinas, ai zgjodhi të mos izolohej pas kësaj ngjarje si kontakt i mundshëm i të infektuarve, por mori pjesë në evente të tjera dhe mes tyre ishte edhe festa e fundvitit ku ishte i pranishëm edhe Lionel Mesi.

Kaq mjaftoi që në rrjetet sociale të shpërthente indinjata kundër tij dhe tifozët ishin të bindur se ai kishte infektuar sulmuesin.

“Sapo u ngrita dhe pashë se kam marrë shumë mesazhe dhe jam në trend në rrjetet sociale sepse Messi doli pozitiv për Covid dhe njerëzit thonë se e infektova unë. Njerëzit kanë arritur deri aty sa më kanë quajtur vrasës.Unë kam bërë një test Covid dje sepse më duhet të udhëtoj për në Uruguaj nesër dhe nuk isha i infektaur'.

Ai e përfundoi videon e tij selfie duke u dhuruar puthje atyre që 'e fyenin' përpara se të postonte rezultatin negativ të testit PCR, me emrin e tij të plotë Fernando Palacio në Instagramin e tij, në mënyrë që një milion ndjekësit e tij të mund ta shihnin atë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco