Lojtarët shqiptarë që shkëlqyen gjatë vitit 2021

Lojtarët shqiptarë që shkëlqyen gjatë vitit 2021

11:25, 01/01/2022

Viti 2021 ka qenë një vit shumë i mbarë për shumë nga futbollistët me prejardhje shqiptare.

Shpërthim gjatë vitit 2021 pati sulmuesi Armando Broja, pasi fillimisht shkëlqeu në Eredivisie me Vittesen para se të rikthehet te Chelsea duke luajtur edhe në ndeshjet para nisjes së sezonit.

Chelsea vendosi ta huazoj shqiptarin te Southampton, ku doli një lëvizje për mbarë pasi Broja ka shkëlqyer me fanellën bardh e kuqe duke shënuar katër gola në Ligën Premier.

Nëse duhet të përmendet një tjetër emër që ka shkëlqyer më së shumti në vitin që sapo kemi lënë pas, padyshim që është ai i Amir Rrahmanit.

Image

Kapiteni i Kosovës përkundër vështirësive në fillim te Napoli, ka pasur një vit për tu mbajtur në mend.

Rrahmani ka luajtur në 39 ndeshje për Napolin, duke zënë vend në formacionin bazë dhe duke e rritur edhe vlerën e tij në 22 milionë euro gjatë vitit 2021.

Sot, prishtinasi është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A dhe është në garë për titullin e kampionit me Napolin.

Fantastik gjatë vitit 2021 dhe shpërthimi erdhi edhe për Kastriot Imerin. Mesfushori i talentuar nga Ferizaj shkëlqeu me Servetten në Superligën e Zvicrës, duke shënuar rregullisht gola e duke asistuar. Falë formës shumë të mirë, Imeri ka marrë ftesë dhe ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës.

Image

Formë të mirë në Itali ka shfaqur edhe Nedim Bajrami me Empolin. Fillimisht fantazisti shqiptar ndihmoi skuadrën e tij të rikthehet në Serie A, pastaj vazhdoi shkëlqimin edhe në elitën e futbollit italian ku shihet si lojtari kryesor i Empolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco