‘Nuk i dihet kurrë’/ Klubi belg i Kategorisë së Dytë ëndërron blerjen e Eden Hazard

‘Nuk i dihet kurrë’/ Klubi belg i Kategorisë së Dytë ëndërron blerjen e Eden Hazard

10:32, 02/12/2021

Ekipi KVC Westerlo është lider në Kategorisë së Dytë të Belgjikës dhe është kualifikuar edhe për në fazën e 1/16 të Kupës.

Por ambiciet e drejtuesve të kësaj skuadra janë të mëdha, aq sa kanë nisur të ëndërrojnë edhe për blerjen e Eden Hazard.

Biznesmeni turk, Oktay Ercan, është pronar i klubit dhe dëshira e tij është ta ngjisë sa më parë në elitë.

Ai ka investuar gati 10 milionë euro, ndërsa zëvendëspresidenti, Hasan Cetinkaya, i cili udhëheq zonën sportive, ëndërron të blejë futbollistin e Realit të Madridit.

“Mendoj se mund ta konsideroj Eden Hazardin mik. E takova kur ishte te Lille dhe më premtoi se një ditë do të luante për Fenerbahçen. Do të jetë më i vështirë nënshkrimi i tij me Westerlo, por nuk i dihet kurrë. Ndoshta do ta mbyllë karrierën këtu”, – tha Cetinkaya me shaka në një intervistë për “Het Nieuwsblad”.

Për sulmuesin belg duket se ka lindur një mundësi e re, pasi përvoja në Madrid deri tani ka qenë dështim total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco