Belica: Fitorja me Teutën na ka çliruar

Belica: Fitorja me Teutën na ka çliruar

14:29, 01/12/2021

Egzon Belica foli për mediet nga “Football Republic”, aty ku Partizani zhvilloi seancën e radhës stërvitore për sfidën me Skënderbeun, që do të luhet më 4 dhjetor.

Mbrojtësi i të kuqve parashikon një përballje të vështirë me korçarët, të cilët dinë të marrin pikë ndaj ekipeve të forta.

Jeni çliruar psikologjikisht pas fitores së fundit ndaj Teutës?

Kemi marrë një fitore të vështirë me Teutën, që do të na çlirojë psikologjikisht. Në tri ndeshjet e fundit kemi marrë rezultate të mira. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.

Skënderbeu është një skuadër që u prish punë edhe skuadrave pretendente…

Do të thosha që në kampionat nuk ka ndeshje të lehta. Skënderbeu ka treguar se di të jetë rival i forte. Kemi dalë dy ndeshjet e fundit barazim me këtë skuadër. Edhe ndeshja e radhës do të jetë e fortë, shpresoj që çdo gjë të shkojë sipas planeve tona.

Partizani është nëntë pikë larg vendit të pare, mendoni ende për titullin?

Kampionati është shumë i gjatë, ka edhe shumë pikë në lojë. Synimet i kemi madhore. Nuk jemi aty u ku dëshironim në renditje, por kemi mundësi të rikuperojmë pikë ndaj rivalëve.

Partizani ka vuajtur më shumë në sulm, mendoni se edhe repartet e tjera mund të bënin më shumë?

Kemi çaluar disi në sulm, por kur, çalon sulmi, çalojmë të gjithë. Raste kemi pasur e ndoshta ka qenë mungesë përqendrimi. Shpresoj që këto gola të humbur t’i rikuperojmë në ndeshjet e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco