Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Lajm i keq për Real Madridin, Bale nuk do të luajë më këtë vit

Lajm i keq për Real Madridin, Bale nuk do të luajë më këtë vit

10:51, 01/12/2021

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, nuk është duke kaluar periudhë aspak të mirë, teksa prej kohësh është duke munguar për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Sulmuesi pritej të rikthehej së shpejti në fushë, por duket që lëndimi i tij është përkeqësuar.

Sipas gazetës ‘AS’, viti 2021 ka përfunduar për Bale pasi nuk do të mund të paraqitet më këtë vit.

Uellsiani pritet të mungojë deri në janar të vitit 2022, atëherë kur pritet të riaftësohet plotësisht nga lëndimi i pësuar.

Thuhet se “Los Blancos” janë të palumtur me lëndimet e shpeshta të Bale dhe mezi po presin që kontrata e tij me klubin të përfundojë.

32-vjeçari, ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në qershor të vitit 2022, dhe në fund të edicionit pritet të largohet si lojtar i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco