Roudiger nuk gjen qetësi, klubi anglez nuk i përmbush kërkesat financiare

Roudiger nuk gjen qetësi, klubi anglez nuk i përmbush kërkesat financiare

16:42, 30/11/2021

Antonio Rudiger ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Chelsean që i skadon në qershor të vitit 2022.

Futbollisti gjerman synon të mbetet tek gjiganti anglez, por ende nuk ka rënë dakord me drejtuesit e klubit për rinovimin e marrëveshjes.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Rudiger dëshiron të mbetet te “The Blues”, por kontrata e ofruar nga klubi nuk është ende e duhura për ta bindur mbrojtësin të nënshkruajë kontratën e re.

28-vjeçari, pritet të rinovojë kontratën e re me klubi sapo të plotësohen kërkesat e tij financiare.

Real Madrid, PSG dhe Bayerni kanë shfaqur interesim prej kohësh për Rudigerin në rast se ai mbetet futbollistë i lirë në fund të edicionit.

Gjermani, këtë edicion ka shënuar dy gola e dy asistime në 18 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco