VIDEO/ Tifozët e Legias u egërsuan gjatë ndeshjes në Angli, polakët sulmuan edhe policinë

VIDEO/ Tifozët e Legias u egërsuan gjatë ndeshjes në Angli, polakët sulmuan edhe policinë

09:35, 26/11/2021

Leicester triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Legias së Ernest Muçit, Jurgen Çelhakës dhe Lirim Kastratit mbrëmë në stadiumin “King Power” në ndeshjen e vlefshme për  javën e pestë të Europa League.

Përveç golave, në këtë sfidë u regjistruan edhe disa incidentet, ku protagonist ishin tifozët e Legias së Varshavës, të cilët fillimisht ndezën flakadanë, e më pas u përplasën me policinë.

Tifozët e Legias, sipas mediave britanike, ndezën dhjetëra flakadanë dhe u përpoqën të depërtojnë në sektorin ku ndodheshin tifozët e Leicesterit.

Me pas, tifozët miq sulmuan edhe pjesëtarët e policisë të cilët kanë tentuar t'i qetësojnë dhe epilogu i konfliktit me siguri do të merret vesh sot.

Ndërkohë, Leicester me fitoren e mbrëmshme, ka tetë pikë dhe është kryesuese i grupit, ndërsa Spartak Moska dhe Napoli kanë një pikë më pak. Legia mban vendin e katërt me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e javës së fundit Napoli pret Leicesterin, ndërsa Spartaku luan ndaj Legis së Varshavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco