LeBron James u nervozua dhe kërkoi largimin e dy tifozëve nga salla: Kjo nuk mund të tolerohet

LeBron James u nervozua dhe kërkoi largimin e dy tifozëve nga salla: Kjo nuk mund të tolerohet

11:34, 25/11/2021

Basketbollisti amerikan LeBron James u kërkoi gjyqtarëve që të nxirrnin nga salla dy tifozë, pasi me gjasë e provokuan dhe e penguan gjatë ndeshjes kundër Indianës.

Gjatë kohës shtesë, LeBron në një moment e mori arbitrin dhe e çoi pikërisht në vendin ku ndodhej çifti i ri dhe ka kërkuar përjashtimin e tyre nga salla.

Menjëherë më pas, i riu dhe vajza janë larguar nga salla nga një prej punonjësve të sigurisë, por sipas reagimeve të tyre, dënimi i tyre nuk ka qenë shumë i rëndë. Teksa i riu qeshte, shoqëruesja i tij i bëri një buzëqeshje ironike në fytyrë dhe doli nga salla.

“Kur bëni gjeste dhe përdorni fjalor të vrazhdë, nuk mund të tolerohet”, tha James menjëherë pas ndeshjes.

Praktika në ligën NBA është që rojet e sigurisë të dëbojnë tifozët nga parketi në rast të sulmeve raciste dhe diskriminuese dhe sjelljeve agresive.

Sa i përket vetë ndeshjes, LeBron luajti ndeshjen më të mirë të sezonit dhe shënoi 39 pikë, si dhe dhuroi gjashtë asistime si dhe bëri dy bllokime.

Lakers arriti të fitonte pas shtesë, dhe rezultati përfundimtar ishte 124: 116 për LeBron dhe shokët e skuadrës.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco