Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

Koeman u shkarkua, por ja sa i kushtoi Barcelonës prishja e kontratës me holandezin

Koeman u shkarkua, por ja sa i kushtoi Barcelonës prishja e kontratës me holandezin

13:08, 29/10/2021

Ronald Koeman u shkarkua dy ditë më parë nga pankina e Barcelonës, që do të thotë se do të përfitojë një shumë të majme nga klubi për shkak të ndërprerjes së parakohshme të kontratës.

Duke marrë në konsideratë krizën ekonomike që po kalon prej kohësh klubi katalan, humbjet që vijnë pas këtij shkarkimi janë të mëdha.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona duhet të kompensojë teknikun holandez, duke derdhur në xhepat e tij një shifër rreth 12 milion eurove, ndërsa në total i detyrohet 16 milion euro.

Një shifër shumë e lartë që e fut Koemanin në listën e 10 shkarkimeve më të kushtueshme të trajnerëve. Në këtë klasifikim qëndrojnë edhe Jose Mourinho dhe Antonio Conte, që kanë marrë shifra të mëdha parash edhe pas shkarkimit.

Për momentin prioritet është ulja e Xavit në pankinën e skuadrës blaugrana, por situata nuk është e lehtë edhe për shkak të klauzolës që lidh spanjollin me klubin e tij aktual Al Sadd.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco