Tottenham shansi i fundit për Solskjaer, legjenda e United përkrah teknikun norvegjez

Tottenham shansi i fundit për Solskjaer, legjenda e United përkrah teknikun norvegjez

13:19, 26/10/2021

Norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer do të jetë në pankinën e Manchester United edhe për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Tottenham, raportojnë mediat britanike, të cilat bëjnë të ditur se një mbështetje e të madhe për të, e ka dhënë legjendari Sir Alex Ferguson.

Solskjaer u sulmua nga tifozët pas humbjes së turpshme 0-5 kundër Liverpool në Old Trafford, e teksa dukej se do të shkarkohej nga drejtimi i Djajve të Kuq, situata ka ndryshuar ndjeshëm dhe eksperti norvegjez, me sa duket, do të ketë edhe një shans.

“The Athletic” thekson se shumica e drejtuesve të Manchester United, përfshirë Sir Alex Ferguson, kanë vendosur t'i japin Solskjaer një tjetër shans dhe nëse Djajtë e Kuq nuk fitojnë tre pikë kundër Tottenhamit, atëherë ndoshta do të jetë ndeshja e tij e fundit.

Solskjaer mbërriti në stolin e “Djajve të Kuq” nga Molde më 19 dhjetor 2018 si një zgjidhje e përkohshme, por drejtuesit më pas preferuan t’i besonin të ardhmen e klubit, duke i ofruar një kontratë tre vjeçare.

Me ardhjen e tij, shumë gjëra ndryshuan për mirë tek United, por pasi klubi planifikoi të luftonte për titullin këtë sezon, Solskjaer mund të largohet për shkak të rezultateve të dobëta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco