Autoritetet ndalojnë përherë të dytë boksierët e Kosovës të futen në Serbi

Autoritetet ndalojnë përherë të dytë boksierët e Kosovës të futen në Serbi

21:51, 23/10/2021

Serbia po bën çmos për mos të lejuar boksierët kosovarë që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që nis nga dita e nesërme në këtë vend.

Autoritetet serbe kanë ndaluar sot për herë të dytë hyrjen në Serbi të boksierëve të Kosovës, edhe pse këta të fundit kishin marrë garanci nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Polica serbe kishte ndaluar fillimisht sportistët që të hynin në vend me uniformat sportive me simbolet e Kosovës, duke sjellë tërheqjen përkohësisht të delegacionit kosovar. Pas konsultimit me Federatën Ndërkombëtare të Boksit e sidomos Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, sportistët u nisën përsëri drejt Serbisë, këtë radhë për të kaluar kufirin pa uniforma. Por ata nuk u lejuan, me pretekste të ndryshme, siç tregoi në një postim në rrjete sociale vetë Komiteti Olimpik I Kosovës.

NJOFTIMI I KOK

 

Ekipit i boksit sërish nuk lejohet të hyjë në Serbi!

 

As për herën e dytë, ekipi i boksit të Kosovës, nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që nesër nis në Beograd të Serbisë.

 

Pas konsultimeve mes KOK-ut, AIBA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe me rekomandim të AIBA-s, ekspedita e boksit u nis sonte drejt pikës kufitare në Merdarë, pa veshur uniformën me simbole tonat shtetërore, arsyetim që policia serbe e kishte gjetur në tentimin e parë në kufirin tek ‘Dheu i Bardhë’.

 

Mirëpo, edhe pa simbole shtetërore në veshjet sportive, ekipi nuk u lejua të kalonte kufirin.

 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë për KOK-un se arsyetimi i policisë serbe ishte se delegacioni ynë ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre.

 

KOK menjëherë ka njoftuar AIBA-n dhe KON-in për veprimin e Qeverisë serbe, të cilin e konsideron kryekëput politik dhe që tenton me çdo kusht t’ua mohojë garimin boksierëve tanë në Botëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco