Formacionet e ndeshjes Egnatia-Teuta/ Durrsakëve nuk i lejohen më gabimet

Formacionet e ndeshjes Egnatia-Teuta/ Durrsakëve nuk i lejohen më gabimet

12:45, 23/10/2021

Egnatia-Teuta është njëra nga dy sfidat që do luhen ditën e sotme, në orën 13: 45. Këto takime luhen në kuadër të javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”.

Egnatia është surpriza e këtij fillim-sezoni të Abissnet Superiores, pasi ia ka dalë të shkojë përtej pritshmërive dhe të grumbullojë plot 8 pikë, ndërsa pasditen e sotme do të sfidojë kampionen në fuqi, Teutën në Rrogozhinë.

Pas humbje së pësuar javën e kaluar ndaj Tiranës, kampionët në fuqi do të kërkojnë rikthimin tek fitorja me çdo kusht për të mos u larguar nga skuadrat e kreut.

Ndërsa nga ana tjetër trajneri i Egnatias, Gugash Magani do të bëjë disa ndryshime nga formacioni i ndeshjes së kaluar, duke iu përshtatur në një mënyrë edhe kundërshtarit që ka përballë.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Puja, Ymeraliaj, Krasniqi, Kacbufi, Allmuça, Çyrbja, Telushi, Bardis, Xhekson, Imeri, Pedro.

Teuta: Qirko, Todorovski, Selmani, Ivanovic, Jackson, Aleksi, Daja, Kallaku, E.Vila, Plaku, Koubemba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco