Vazhdojnë debatet mbi ndeshjen Lacio-Inter, lojtari zikaltër merr një gjobë të majme

Vazhdojnë debatet mbi ndeshjen Lacio-Inter, lojtari zikaltër merr një gjobë të majme

18:43, 19/10/2021

Ndeshja Lacio-Inter duket se nuk po di të përfundojë, edhe pse fusha ka dekretuar vendimin e saj. Sfida e kësaj fundjave në Serinë A u mbyll me suksesin 3-1 të bardhekaltërve por edhe me një sherr që lindi si pasojë e një gjesti të tepruar të Luis Felipe i cili kërceu mbi shpatullat e Korreas, duke harruar ndoshta se ka ndërruar skuadër. Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që ndodhi në atë sfidë.

Nëse Luis Felipe do të vuajë një ndeshje skualifikim për kartonin e kuq që mori si pasojë e atij gjesti, askush nuk e kishte vënë re Kolarov i cili gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, kishte provokuar tifozët e Lacios, ish-skuadrës së tij disa vite më parë.

Mbrojtësi serb është ndëshkuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh prej komisioneve disiplinore të Ligës Italiane, pasi “në minutën e 40 të pjesës së dytë, u është kthyer tifozëve të skuadrës kundërshtare me gjeste provokuese dhe vulgare”, shkruhej në vendimin e sotëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco