Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

‘Lukaku nr.2’ - Tifozët e Southampton të ‘çmendur’ pas Armando Brojës

‘Lukaku nr.2’ - Tifozët e Southampton të ‘çmendur’ pas Armando Brojës

12:28, 17/10/2021

Të gjithë mbështetësit e Chelsea-t, padyshim që duhet të jenë të lumtur për fjalën e fundit që qarkullojnë mes tifozëve të Southampton, në lidhje me sulmuesin e tyre Armando Broja, i cili është i huazuar tek klubin nga Hampshire.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren e “Shenjtorëve” 1-0 kundër Leeds në Premier League. Djaloshi nga Kopliku shënoi golin e parë të tij në kampionatin anglez të futbollit, ndërsa Southampton regjistroi  fitoren e parë për këtë sezon.

Tifozët e Southampton kanë mbetur të impresionuar nga paraqitje e Brojës, teksa në rrjetet sociale kanë thurur elozhe për talentin shqiptar si dhe kanë evidentuar edhe faktin që u është dashur të presin kaq gjatë për ta parë titullar.

Nuk mungojnë as kërkesat për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar.

Më poshë keni disa nga komentet e fansave të Southampton:

“Të gjithë fansat e Southamptonit kërkonin të luante Broja nga minuta e parë. Më në fund ai luan dhe shënon golin e fitores së parë. Vë bast se ata janë të shokuar, ne po kërkonim aktivizimin e tij titullar që prej një muaji”.

“Fitore e madhe. I zhgënjyer që Broja është vetëm në huazim. Do të kishte qenë një afrim shumë i madh”.

“Broja Brilant. Gjithmonë e kam ndjerë se duhet të luajë nga fillimi në çdo ndeshje”.

“Bravo Broja dhe të gjithë të tjerët. Mirupafshim Norëich”.

“Ndoshta po të qanin më shumë se 1000 fansa, për të aktivizuar Brojën nga minuta e parë, ju do t’i dëgjoni”.

“ Ju lumtë, keni marrë Lukakun nr 2.

“Imagjino shokimin tim… Pastaj luan Broja dhe fitojmë”.

“Ne duhet të blejmë Brojën. Ai është Pelle i ri, shkakton telashe në çdo ndeshje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco