'Dhimbje koke' për Piolin, Hernandez rezulton pozitiv me Covid-19

'Dhimbje koke' për Piolin, Hernandez rezulton pozitiv me Covid-19

13:42, 13/10/2021

Ashtu si Adrien Rabiot i cili humbi finalen e Ligës së Kombeve të fituar nga Franca kundër Spanjës, edhe Theo Hernandez rezultoi pozitiv me Covid-19 tek “Gjelat”. Mbrojtësi i majtë u kthye në Milano dhe klubi Lombard shumë shpejt doli me një njoftim zyrtar, ku dha lajmin e keq.

“Milani njofton se Theo Hernandez, i kthyer nga ekipi kombëtar, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Autoritetet kompetente lokale shëndetësore janë informuar dhe lojtari është mirë ” mund të lexojmë. Mungesa e tij kundër Hellas Verona këtë të shtunë tashmë duket se është konfirmuar dhe ai gjithashtu duhet të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër FC Portos të martën e ardhshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco