Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogracinë

Zyrtare/ Kosova shkarkon trajnerin Bernard Challandes

Zyrtare/ Kosova shkarkon trajnerin Bernard Challandes

13:14, 13/10/2021

Bernard Challandes nuk do të jetë më trajner i Kosovës.

Tekniku zviceran dha lajmin përmes një konference për shtyp, ku shpreh se  ishte kënaqësi për vitet e kaluara me Dardanët.

“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam kaluar momente të mira këtu. Kemi pasur qëllim që të vazhdojmë dhe të ndërtojmë një ekip të konkurrues”, ka thënë strategu.

“Ishte kënaqësi të punoja me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte – mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”.

Rezultatet jo edhe aq të dëshiruara në këto kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”, kanë sjellë shkarkimin e trajnerit zviceran.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco