Deontay Wilder jashtë ringut për gjashtë muaj, shkak dëmtimet e pësuar nga Fury

Deontay Wilder jashtë ringut për gjashtë muaj, shkak dëmtimet e pësuar nga Fury

12:27, 13/10/2021

Deontay Wilder nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet të boksit, madje as nuk mund të stërvitet shkaku i lëndimeve që ka pësuar në trilogjinë me Tyson Furyn.

Fury po ashtu u rrëzua dy herë brenda raundit të katërt, mirëpo mrekullisht arriti të ngrihej sërish në këmbë për ta mbyllur me sukses meçin.

Komisioni i Atletikës në Nevdad, ka bërë të ditur se Wilder do të jetë i pezulluar për gjashtë muaj, në mënyrë që të rikuperohet nga lëndimet e pësuara.

Në anën tjetër, Fury do të jetë jashtë ringut për 45 ditë, pasi po ashtu ka pësuar lëndime, mirëpo jo aq serioze sa amerikani.

Është hera e parë që Wilder pëson humbje të njëpasnjëshme, pas 43 luftërave që ka zhvilluar në karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco