Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Sousa: Fitorja me Shqipërinë? Është njësoj si të fitosh me Anglinë

Sousa: Fitorja me Shqipërinë? Është njësoj si të fitosh me Anglinë

08:37, 13/10/2021

Trajneri i Polonisë, Paulo Sousa, ka insistuar se fitorja ishte e merituar për faktin e thjeshtë se ekipi i tij kishte bërë të pamundurën taktikisht për t’u përballur me kuqezinjtë e Edi Rejas. Ai e vlerësoi duelin e fituar njëlloj si të ishte ndaj Anglisë, pasi ishte i rëndësishëm për renditjen në grup.

 “Kjo është si ndeshja me Anglinë, ndër ndeshjet e rëndësishme pasi është thelbësore për renditjen në grup. Duhej të fitonim pikë dhe të fitonim. Ishte një ndeshje e vështirë, tifozët i shtynë lojtarët që të përpiqeshin shumë, Fusha është krejtësisht e ndryshme nga ajo në Varshavë dhe duhej të përshtateshim. U desh të luftonim shumë dhe të qëndronim të përqendruar. Ekipi bëri një performancë të mirë.

Në morëm vendime të mira taktikisht. E dinim se kur Shqipëria luan në shtëpi, ata ndryshojnë mesin e fushës, luajnë me tre mesfushorë dhe tre sulmues. Ishim të përgatitur, mbrojtja jonë vazhdon të përmirësohet. E dinim që do të kishte shumë duele dhe të gjithë mbrojtësit duhej të qëndronin të fokusuar.

Gjyqtari? Mendoj se gjyqtari ishte shumë i mirë. Nuk ishte e lehtë të drejtohej kjo ndeshje se ambienti ishte i vështirë. Dihet që Ishte e ditur që e gjithë skuadra e arbitrave ishte thelbësore për të bërë mirë këtë punë. Kjo i ndihmon lojtarët që të jenë të përqendruar te rezultati”, tha Sousa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco