Mourinho 'thumbon' Spalletin, trajneri 'të kaltërve' i kundërpërgjigjet: Ne këtu në Napoli...

Mourinho 'thumbon' Spalletin, trajneri 'të kaltërve' i kundërpërgjigjet: Ne këtu në Napoli...

19:31, 05/10/2021

Është “ndezur” para kohe sfida mes Romës dhe Napolit, e planifikuar për 24 tetorin e ardhshëm.

Për këtë kanë menduar Jose Mourinho dhe Luciano Spalletti, të cilët kanë patur një “debat” midis tyre.

Të dy trajnerët u takuan në ekranet e DAZN mes komplimenteve dhe shakave.

“I madhi Spallettone (Luciano Spalletti, thirrja me dashuri) Dëshiron të fitosh të gjitha ndeshjet? Sipas mendimit tim duhet të humbasësh ndeshjen e ardhshme jashtë fushe”, komenti me buzëqeshje i Jose Mourinhos, duke iu referuar natyrisht ndeshjes qe do te kenë përballe ne “Olimpico”.

Përgjigja e Spallettit ishte po ne formën e humorit: “Hesht t’i se je i rrezikshëm! Ne këtu në Napoli kemi të gjitha hajmalitë, do të të kthehet kundër Jose”.

Të dy më pas u përshëndetën, duke uruar njëri -tjetrin për fitoret e tyre përkatëse kundër Empolit dhe Fiorentinës…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco