Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Mund të luanim edhe 3 orë dhe nuk do të shënonim’/ Pique pranon dobësinë e Barcelonës

‘Mund të luanim edhe 3 orë dhe nuk do të shënonim’/ Pique pranon dobësinë e Barcelonës

11:23, 04/10/2021

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka bërë autokritikë pas humbjes në La Liga përballë Atletikos së Madridit, duke konfirmuar ndër të tjera momentin e dobët të ekipit të tij.

Edhe këtë herë mbrojtësi nuk ka përdorur diplomaci, duke treguar hapur problemet e ekipit.

“E kemi nisur ndeshjen mirë, por golat e tyre na i kanë prerë këmbët. Është për të bërë habi, sepse marrim gola shumë të thjeshtë. Atletiko ka shënuar pa u lodhur dhe kjo nuk është normale.

Ndërsa ne kemi krijuar mundësi, por nuk kemi shënuar. Mund të them se mund të luanim edhe tri orë të tjera dhe nuk do të shënonim dot. Besoj se të gjithë e kuptojnë se kemi shumë probleme dhe për këtë duhet të jemi të sinqertë. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të punojmë edhe më fort”, ka thënë Pique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco