Bushi: Ndaj Andorrës vetëm për fitore, ja pse nuk është grumbulluar Aliaj

Bushi: Ndaj Andorrës vetëm për fitore, ja pse nuk është grumbulluar Aliaj

12:32, 02/10/2021

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka dalë në një konferencë për shtyp para nisjes së grumbullimit për ndeshjet eliminatore me Andorrën dhe Slloveninë, ku zbuloi edhe listën e te grumbulluarve për këto dy ndeshje.

Lojtarët e përzgjedhur: “Do të marr gjithmonë lojtarët që janë në formë. Kampionatin shqiptar e shohim më afër. Jemi munduar të krijojmë një miks lojtarësh për të nxjerrë më të mirën në këto ndeshjen.

Fokusi tek Andorra: “Duhet të marrim tri pikë me Andorrën, vijmë nga një humbje e turpshme me Çekinë. Pas 10 minutash, kur shkuam 2-0, nuk kishim mundësi për të dalë në lojën tonë. Nuk kishim mundësi për të reaguar. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme, sidomos kjo me Andorrën.”

Mosgrumbullimi i Aliajt: “Grupin nuk e kemi të plotë, gjithmonë kemi dërguar lojtarë të ekipin e parë. Alija ka pasur arsye personale, më ka telefonuar, por nuk ka ndëshkim, nuk e çoj në mendje ta ndëshkoj. Gabimet ishin nga i gjithë ekipi. Rëndësi ka që gabimi të mos jetë në mendim.

Brenda objektivave: “Pas ndeshjes, duhet të harrojmë humbjet dhe fitoret, që nuk kanë qenë pak. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje, por jemi ende brenda objektivave.”

Alternativat për formacionin: “Derisa janë 25 lojtarë, alternativa bëhen më shumë. Nuk kemi grupin në të mirë, kemi mungesa. E kishim menduar ndryshe, por këto janë gjëra që ndodhin. Kemi ekip të ri, pra nuk kemi kohë për stërvitje, kemi vetëm dy seanca, vetëm njëra zyrtare. Lojtarët duhet t’i kuptojnë gjërat shumë shpejt.”

Rivalët: Anglia është, por edhe nuk është e fortë. I kam parë të gjitha ekipet, duhet përqendrim i madh dhe sakrificë. Mund të vijë Andorra dhe të shënojë 5 gola, nëse nuk jemi të përqendruar.

Mesazhi për lojtarët: “Nuk toleroj asnjë nënvlerësim, kërkoj maksimumin. Nëse dikush nuk lufton dhe nuk sakrifikon, mund ta ndërroj në minutën e 5-të.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco