Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mposhtet Reali, PSG dhe Atletico fitojnë supersfidat e mbrëmjes ‘magjike’ të Championsit

Mposhtet Reali, PSG dhe Atletico fitojnë supersfidat e mbrëmjes ‘magjike’ të Championsit

23:05, 28/09/2021

Lionel Messi feston golin e parë me fanellën e PSG-së dhe e bën këtë duke vulosur fitoren 2-0 ndaj Manchester City-t që drejtohet nga miku i tij, Pep Guardiola.

Kryendeshja e javës në Ligën e Kampionëve, u luajt pikërisht në “Parkun e Princave, me PSG-në që në fund ia doli të festojë falë fitores 2-0 dhe të dërgojë një tjetër sinjal se mbetet favorite për të ngritur lart trofeun.

Sfida u zhbllokua në minutën e 8’ nga mesfushori Gueye, ndërsa më pas ishte Manchester City që shpërdoroi disa mundësi shënimi, përfshi këtu edhe dy traversa të njëpasnjëshme.

Megjithatë për të mbyllur llogaritë mendoi Lionel Messi, që në minutën e 74-t shfrytëzoi një asist perfekt të Mbappe dhe dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e portës së Manchester City-t.

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga “Santiago Bernabeu”, ku Reali i Madridit pa të mposhtej me shifrat 1-2 nga një ekip tejet modest si moldavët e Sheriff Tiraspol.

Me nga një gol për çdo pjesë, këta të fundit zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të Benzema dhe morën një tjetër 3-pikësh, që I ngjit për momentin në krye të grupit me 6 pikë.

Pëson një tjetër humbje me përmbysje edhe Milani, që pavarësisht avantazhit fillestar, në fund pa të mposhtej 1-2 nga Atletico e Madridit brenda në “San Siro”.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh me portugezin Leao në minutën e 20-ë, por më pas Franck Kessie i la me një lojtar më pak, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 30’.

Më shumë se një orë lojë me një lojtar më pak, ishin vërtetë të papërballueshme për kuqezinjtë, ndërsa “Los Colchoneros” barazuan me Griezmann në minutën e 84-t dhe shënuan golin e fitores me një penallti të ekzekutuar saktë nga Luis Suarez në minutën e 7 shtesë.

Në sfidat e tjera, Liverpool triumfoi me rezultatin e thellë 1-5 në transfertën portugeze ndaj Portos, Borussia Dortmund mposhti Sportingun e Lisbonës 1-0, ndërsa Leipzig u befasua në shtëpi nga belgët e Club Brugge, pasi u mposht 1-2.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco