Bayernin nuk e ndal as kartoni i kuq, siguron fitoren e 5 radhazi në Bundesligë

Bayernin nuk e ndal as kartoni i kuq, siguron fitoren e 5 radhazi në Bundesligë

22:44, 24/09/2021

Bajern Mynih nuk ndalet. Bavarezët kanë mposhtur 1-3 në transfertë Grojther Furthin duke siguruar fitoren e 5-të radhazi në Bundesliga.

Skuadra e Nagelsman e mbylli pjesën e parë në avantazh 0-2 me gola të Myler dhe Kimish. Pjesa e dytë nuk nisi në mënyrën më të mirë për kampionët e Gjermanisë të cilët mbetën me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Pavard.

Por kjo nuk e pengoi Bajernin të gjente golin e tretë, ku protagonist u bë Griesbek që shkaktoi autogol në portën e tij.  2 minuta nga fundit, Iten shënoi golin e nderit për Grojther Furthin.

Bajerni merr kështu kryesimin e kampionatit duke grumbulluar 16 pikë pas 6 ndeshjesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco