Dueli me Prodan ishte në dyshim, reagon Marku: Nesër është ndeshja e ëndrrave të mia

Dueli me Prodan ishte në dyshim, reagon Marku: Nesër është ndeshja e ëndrrave të mia

17:51, 24/09/2021

E gjithë Shqipëria ishte në ankth, por Florian Marku ia ka dalë mbanë të ul peshën e tij dhe të jetë gati për duelin e ditës së nesërme ndaj ukrainasit Maksim Prodan.

Marku ishte mbi peshë 1.8 kg në matjen e parë zyrtare, mirëpo të dytën e ka kaluar me sukses duke humbur kilet e tepërta.

Boksieri shqiptar ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, teksa ka postuar një video në “Facebook”, ku shkruan:

“Kam enderruar per ndeshje dhe stadiume te tilla gjithe jeten. Neser eshte ndeshja, nje ndeshje ku te gjitha endrrat e mia do fillojne te behen realitet. Vec Zoti e di Sa kam punuar per kto dite neser eshte fillimi dhe titulli i pare per mua ne Box”, shkruan Florian Marku.

Image

Kujtojmë që duelet zhvillohen në stadiumin e Tottenham duke nisur nga ora 20:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco