Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

VIDEO/ Hamilton godet mekanikun në bokse, piloti anglez preku butonin 'magjik'

VIDEO/ Hamilton godet mekanikun në bokse, piloti anglez preku butonin 'magjik'

17:24, 24/09/2021

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton pati një incident të vogël në provat e lira të zhvilluara ditën e sotme para garës së dielës në Formula 1 në Rusi.

Makinat Mercedes u shfaqën dominues në provat e sotme, teksa kampioni i Botës Lewis Hamilton pati një incident të vogël që kaloi pa pasoja.

Britaniku goditi dhe rrëzoi mekanikun teksa hynte në bokse, dhe më pas kërkoi falje dhe kontrolloi në radio nëse gjithçka ishte në rregull.

Sipas tij, shkaku i incidentit është se harroi dhe preku "butonin magjik" të Mercedesit, i cili i ç’aktivizon frenat.

 

 

Kujtojmë, për shkak të të njëjtit buton, Hamilton mbeti pa pikë në Azerbajxhan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco