David De Gea: Do të luftojmë për çdo titull të mundshëm

David De Gea: Do të luftojmë për çdo titull të mundshëm

13:49, 24/09/2021

David De Gea ishte protagonist kryesor në fitoren e fundit të Manchester United në Premier Ligë ndaj West Hamit.

Portieri arriti të pres një penallti në minutën e fundit të ndeshjes duke i siguruar tre pikët e radhës ekipit të tij.

Në një intervistë spanjolli ka thënë se “Djajtë e Kuq” do të luftojnë për të gjitha trofetë këtë vit.

“Ne nënshkruam me disa lojtarë të mëdhenj gjatë verës, ne kishim skuadër të fortë por tani jemi forcuar akoma më shumë”.

“Duam të luftojmë për trofe të rëndësishëm në Premier Ligë, Ligën e Kampionëve, në të gjitha garat”.

“Tashmë kemi një skuadër të madhe, lojtarë të mëdhenj, lojtarë me përvojë si Cristiano, Varane, unë, Mata, kështu që ne kemi ekpin e duhur, gjithashtu kemi tifozët që na mbështesin. Mund të jetë një vit i mrekullueshëm”.

“Impakti i Ronaldos është i dukshëm, tashmë ka shënuar katër gola në tri ndeshje. Është fantastike ta kemi në ekip. Ambicia dhe shpirti luftarak i tij është i madh. Ai është një legjend në klub dhe një lojtar i jashtëzakonshëm, për lojtarët e rinjë është një mundësi e madhe për të mësuar nga ai, duke e parë çdo ditë në stërvitje. Është fantastike ta shikojmë këtu çdo ditë.”

“Personalisht ndihem shumë mirë, shumë i fortë, mendërisht dhe fizikisht. Jam ende i ri për një portier, por tashmë kam shumë përvojë në supe. Vitet e mia më të mira janë përpara meje”, përfundoi David de Gea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco