Messi mungon në ndeshjen e PSG ndaj Montepellier, klubi jep njoftimin

Messi mungon në ndeshjen e PSG ndaj Montepellier, klubi jep njoftimin

13:36, 24/09/2021

PSG ka lëshuar një deklaratë duke informuar se Messi nuk rikuperohet në kohë për të luajtur të Shtunën kundër Montpellier në Parc des Princes. Këtë mëngjes ai nuk është stërvitur me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës por ka bërë një stërvitje solo, duke ndjekur protokollin që shënon trajtimin mjekësor. Të Dielën do të kryhet një test tjetër për të zbuluar gjendjen në të cilën ndodhet lojtari

Përveç Leos , ekipi parizian gjithashtu shton në këtë shënim zyrtar se Sergio Ramos vazhdon me stërvitjen e tij individualisht. Ai nuk është bashkuar ende me grupin dhe nuk ka asnjë datë për debutimin e mbrojtësit, gjë që ngre disa dyshime në mjedisin e PSG. Verratti , gjithashtu i dëmtuar, do të rifillojë stërvitjen të Dielën në varësi të gjendjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco