Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Chelsea nën presion, Rudiger kërkon rritje të pagës ose...

Chelsea nën presion, Rudiger kërkon rritje të pagës ose...

10:22, 24/09/2021

Antonio Rudiger është renditur një ndër pesë qendërmbrojtësit më të mirë të “Premier League”, kjo gjë i ka vënë klubet në lëvizje për të arritur një marrëveshje me futbollistin.

Antonio Rudiger ka kontratë të vlefshme me Chelsean vetëm deri në qershor të vitit 2022.

Ndërkohë, ditëve të fundit në media është raportuar se futbollisti po kërkon page të lartë për të rinovuar me “The Blues” dhe tashmë ka nisur negociatat me disa klube evropiane.

Megjithatë, ishte vetë Rudiger ai që përmes një deklarate për ‘Sky’ mohoi se ka biseduar me ndonjë klub.

“Për mua, çështja e rinovimit të kontratës do të jetë vendimi më i rëndësishëm i karrierës sime profesionale”.

“Deri më tani nuk kam folur me asnjë klub tjetër përveç Chelseas”, tha Rudiger.

Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje të re, atëherë Rudiger do të jetë i lirë që qysh në janar të nënshkruajë para-kontratë me ndonjë klub tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco