Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kukësi përmbys Kastriotin, ngjitet i vetëm në krye të renditjes

Kukësi përmbys Kastriotin, ngjitet i vetëm në krye të renditjes

19:17, 19/09/2021

Kukësi ka marrë pikët e plota, duke mundur me shifrat 3-1 Kastriotin në "Elbasan Arena".

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Arbër Bashën në minutën e 27-të, teksa Edison Ndreca, vendosi baraspeshën, me një predhë më të majtën.

Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë totale, teksa fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Kukësin, që arriti të shënonte 2 herë me kroatin Edi Basha në minutat 46 dhe 68-të.

Një rezultat i cili i ka mundësuar skuadrës së drejtuar nga Diego Longo që ta shohë veten në kreun e renditjes me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, e vetmja skuadër që e ka bërë një gjë të tillë.

Pas krahëve të ekipit verilindor vjen një katërshe skuadrash me 4 pikë, grupi i ndjekësve që shihen si pretendente për titullin kampion: Dinamo, Teuta, Tirana dhe Vllaznia. Ndërkaq, më të shkëputura janë skuadrat e Egnatias, Laçit, Partizanit dhe Skënderbeut të cilat morën pikën e parë në këtë javë me barazimet që siguruan.

Kurse skuadra e vetme pa pikë mbetet Kastrioti, që është mundur në të dy ndeshjet e luajtura deri tani, duke mbyllur tabelën e klasifikimit të një kampionati i cili ashtu si ai i kaluari, pritet të ketë shumë rivalitet në të gjitha objektivat, nga titulli e deri te mbijetesa.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco