Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Milan ngre padi për tifozët e Lazio-s

Milan ngre padi për tifozët e Lazio-s

11:48, 18/09/2021

Drejtuesit e Milanit kanë ngritur padi në Federatën e Italiane të Futbollit për koret raciste të tifozëve të Lazios në ndeshjen e luajtur fundjavën e kaluar.

Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie paraqitën një ankesë pas ndeshjes, duke u shprehur se ishin objektiv të koreve raciste nga tifozët e Lazios, dhe pasi i kërkuan klubit të niste procedurat, drejtuesit e Milanit e bënë këtë në fund.

"Disa tifozë të Lazios më kanë fyer mua dhe Kessie. Ne jemi krenarë për ngjyrën e lëkurës dhe besojmë se Milani do të bëjë gjithçka për t'i identifikuar," tha Bakayoko.

Lazio ka vite që ka probleme të mëdha për shkak të tifozëve të saj që bëjnë incidente pothuajse çdo javë, pavarësisht nëse janë ndeshje në shtëpi apo jashtë.

"Është detyra jonë morale të raportojmë çdo formë diskriminimi. Futbolli dhe institucionet e tij duhet të bien dakord për të zhdukur fenomene të tilla," tha drejtori i kuqezinjëve, Ivan Gazidis.

Kujtojmë, Milani triumfoi fundjavën e kaluar kundër Lazios me rezultatin 2: 0, dhe golat u shënuan nga Leao dhe Ibrahimovic.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco