Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Harry Kane vendos kusht të ri për të qëndruar te Tottenham

Harry Kane vendos kusht të ri për të qëndruar te Tottenham

10:41, 15/09/2021

Harry Kane kërkonte me çdo kusht largimin nga Tottenham merkaton që lamë pas. Sulmuesi anglez shpresonte për një transferim tek Manchester City, por drejtuesit e klubit londinez bën rezistencë dhe në fund kapiteni vendosi të qëndrojë.

Mediat britanike zbulojnë se Kane ka pasur një marrëveshje prej zotërinjsh me presidentin Daniel Levy për t’u larguar këtë verë, por në fund numri 1 i “Spurs”-ave u tërhoq, pasi u trembej pasojave që do të sillte largimi i kapitenit.

Gjithsesi tan i Kane duket më i përqendruar se kurrë të bëjë mirë me fanellën e Tottenhamit dhe së fundi duket se është hapur ndaj bisedimeve për zgjatjen e kontratës, por këtë herë me një kusht.

Kapiteni anglez ka treguar gatishmërinë për të rinovuar kontratën, vetëm nëse në të përfshihet një klauzolë prishjeje, nëse do t’i vijë sërish një ofertë joshëse si ajo e kësaj vere nga ana e Manchester City-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco