Mungesa e Mazrekajt  i prish planet Duros, ja si rreshtohet Laçi

Mungesa e Mazrekajt i prish planet Duros, ja si rreshtohet Laçi

11:20, 05/08/2021

Trajneri Shpëtim Duro gjatë gjithë javës i ka bërë llogaritë e formacionit për ndeshjen e parë me Anderlehtin pa praninë e Julian Shehut, i cili me kartonin e verdhë që mori në Rumani humbi mundësinë për të luajtur sot.

Por, dy ditë para ndeshjes kurbinasit kanë marrë një goditje edhe më të madhe, pasi kanë humbur edhe shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, Mentor Mazrekaj, i cili shikohej si një nga promotorët e fazës ofensive të Laçit. Madje, edhe belgët i druheshin 32- vjeçarit kosovar, ku mediat i bënin apel Anderlehtit që të kishin kujdes nga Mazrekaj dhe kujtonin dy golat e shënuar në kampionatin e fundit nga goditjet nga këndi.

Mazrekaj ka pësuar një dëmtim muskulor në seancën e së martës dhe ka qenë vetë trajneri Shpëtim Duro që në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” ka konfirmuar mungesën e tij. Pa dyshim, mosprania e Shehut dhe Mazrekjat është një goditje e madhe për laçianët para duelit me Anderlehtin. Sa i përket zëvendësimit të Mazrekjat, pritet që ndaj belgëve të debutojë afrimi më i fundit në merkato Ilirid Ademi. Ndërsa zëvendësuesi i Shehut pritet të zgjidhet nga balotazhi mes Qatos dhe Zulfiut, ku më i favorizuar duket i pari (Klinti Qato).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco