Nga parajsa në ferr për pilotin Vettel,  skualifikohet dhe humbet vendin e dytë në çmimin e Hungarisë

Nga parajsa në ferr për pilotin Vettel, skualifikohet dhe humbet vendin e dytë në çmimin e Hungarisë

09:40, 02/08/2021

Çmimi i madh i Hungarisë në Formula1 u kthye nga një ditë triumfi në një ditë ferri për Sebastian Vettel.

Pas mbylljes së garës në vendin e dytë për pilotin gjerman të gjitha mediat i thurën atij elozhe edhe për faktin se në dispozicion ka një makinë shumë larg nivelit të kryesuesve.

Gjithçka u kthye përmbys pas vendimit të FIA për ta skualifikuar pasi në makinë e tij nuk u gjenden 1.0 litra  karburant sa është e lejuar nga rregulloja por vetëm 0.3 litra.

Skualifikimi i Vettel e bëri Carlos Sainz të ngjitej në vendin e tretë, duke i dhënë atij fitoren e dytë në podium me Ferrari , dhe të katërtin në karrierën e tij pasi arriti dy me McLaren.

Po ashtu ky vendim I bërë një nder të madh Hamilton asi nga vendi I tretë shkon në vendin e dytë ndërsa për Max Verstappen nga vendi I dhjetë në të nëntin Në këto moment rënditja kryesohet nga piloti i Mercedes me 8 pikë larg pilotit të Red Bull, Verstappen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco