Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zyrtare/ Herald Marku firmos për 2 sezone me Partizanin

Zyrtare/ Herald Marku firmos për 2 sezone me Partizanin

12:40, 17/06/2021

Tashmë është zyrtare. Herald Marku është lojtari më i ri i Partizanit.

Klubi i kuq ka njoftuar ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, i cili shkëlqeu me Vllazninë në sezonin që lamë pas.

Marku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Partizanin dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.

“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Herald Markun. Mesfushori 25 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë. Marku një produkt i Akademisë së kuqe rikthehet te Partizani pas një sezoni shumë pozitiv te ekipi Vllaznisë dhe do të mbaj fanelën me Nr. 7

Marku menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit vend në të cilin ekipi po vijon përgatitjet”, shkruhet në njoftimin e klubit të kuq.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco