Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Juventus, Pirlo jep lajmin e keq para finales kundë Atalanta-s

Juventus, Pirlo jep lajmin e keq para finales kundë Atalanta-s

22:41, 18/05/2021

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës së Italisë kundër Atalanta-s.

“Jemi gati, i njohim, e dimë se çfarë na pret, por nuk do të jetë një ndeshje ndryshe nga dy përballjet e kampionatit”, ka thënë trajneri bardhezi, i cili ka dhënë një lajm të keq në vazhdim.

“Bonuçi nuk do të luajë sepse ka patur një problem në gju. Nuk do të jetë në dispozicion. E ardhmja ime? Jam përgjigjur mijëra herë. Mendoj të bëj mirë punën time, ta mbyll sezonin me një fitore nesër dhe të dilenë. Më pas do të ketë kohë të flasim për të ardhmen”.

Në lidhje me praninë e publikur në Mapei Stadium:

“Është një gjë e bukur, entuziazmuese. kemi luajtur dy ndeshje në Champions me pak spektatorë dhe diferenca duket. Ka skuadra të që janë mësuar të luajnë nën presion dhe me tifozë mbrapa krahëve. Ne jemi një skuadër e tillë, duhet të ndiejmë stimujt për të rritur përqendrimin qëna ka munguar në disa momente”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco