Premier League/ Fitore spektakolare me përmbysje, Manchester United 'shuplakë' Tottenham-it

Premier League/ Fitore spektakolare me përmbysje, Manchester United 'shuplakë' Tottenham-it

20:00, 11/04/2021

Manchester United ka mundur me përmbysje 3-1 skuadrwn e Tottenham-it, nw ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Premier League.

 ‘’Djajtë’’ kaluan të parët në avantazh me anë të Cavanit në minutën e 35-të, por arbitri pasi u konsultua me VAR-in e quajti të pavlefshëm golin për shkak të një faulli gjatë aksionit. Pesë minuta më vonë koreani Son nuk gaboi, duke dërguar në rrjetë saktësisht një pasim të Lukas.

Pjesa e dytë ishte me shumë ritëm, teksa Manchesteri u hodh menjëherë në sulm për golin e barazimit dhe e gjeti me  mesfushorin Fred i cili realizoi në minutën e 57-të të takimit. Djemtë e Solskjaer ishin më këmbëngulës në minutat e mbetura të ndeshjes, ku në minutën e 79-të sulmuesi uruguaian, Cavani, gjeti golin e avantazhit për United. Fundi i takimit rezervoi dhe një gol tjetër, kësaj here ishte radha e talentit Grenud i cili pas një pasimi të Pogba, çoi shifrat në 1-3.

Me këtë fitore Manchesteri shkon në kuotën e 63 pikëve në klasifikim,  11 pikë më pak se Siti kryesues, por me një ndeshje më pak. Ndërkohë Tottenham mbetet në vendin e 7-të dhe vendi i 4-ët tani bëhet një objektiv shumë i vështirë për djemtë e Mourinhos sepse ndodhet 6 pikë larg dhe gara është bërë shumë e fortë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco