Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Debutoi me Gjermaninë, flet talenti: Realizova ëndrrën e fëmijërisë

Debutoi me Gjermaninë, flet talenti: Realizova ëndrrën e fëmijërisë

15:32, 27/03/2021

Xhamal Musiala debutoi me një rekord me fanellën e përfaqësueses gjermane. Në moshën 18 vjeç e 27 ditë, sulmuesi i Bajernit të Mynihut u bë futbollisti më i ri që debuton me “Pancerat”, që prej Uve Zelerit në tetor 1954 (17 vjeç e 345 ditë). Talenti që mund të kishte zgjedhur të luante edhe për kombëtaren angleze, i komentoi kështu 12 minutat e tij në fushë kundër Islandës:

 “Është një moment krenarie dhe shumë i bukur për mua dhe familjen time. Është ajo që njeriu ëndërron që kur është ende fëmijë. Unë u argëtova shumë. Shpresoj që të vijnë shumë momente të tjera, por unë jam shumë i gëzuar që kam bërë krenare familjen time.

Erdha në momentin tim më të mirë në këtë grumbullim. Kam luajtur disa ndeshje me Bajernin dhe jam në formë. Ishte një ndjesi shumë e bukur që të luaje me këta djem. Është një krenari që jam këtu, sepse kjo është një skuadër shumë e mirë dhe me shumë lojtarë kampionë. Mjafton që jam këtu dhe kjo është një ndjesi e jashtëzakonshme për mua dhe familjen time”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco