Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Sfida me Anglinë: Reja në konferencë për mediat, konfirmon mungesën e madhe…

VIDEO/ Sfida me Anglinë: Reja në konferencë për mediat, konfirmon mungesën e madhe…

13:21, 27/03/2021

Vetëm 24 orë përpara  sfidës së ekipit tonë kombëtarë me atë të Anglinë, trajneri Edi Reja ka dalë  në një konferencë para mediave, mesditën e të shtunës së bashku me kapiteni Etrit Berisha.

Gjatë konferencës, është konfirmuar mungesa e Marash Kumbullës, për dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në gju.

“Anglia është një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe për Europianin e ardhshëm. Kejn është lojtari i së tashmes. Maunt dhe Fond, janë për të ardhmen. Kejn sigurisht që është rreziku më i madh tani. 

Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Europë. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje.: ka deklaruar Reja mes të tjerave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco