Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Shpëtim Duro: Shpresoj që Laçi të bëhet si Skënderbeu

Shpëtim Duro: Shpresoj që Laçi të bëhet si Skënderbeu

20:18, 03/03/2021

Laçi mori një tjetër fitore ndaj një kundërshtari të vështirë dhe tani e sheh veten vetëm një pikë larg Vllaznisë kryesuese, duke u rikthyer plotësisht në garën për titullin kampion.

Trajneri Shpëtim Duro u shpreh mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve dhe u tregua optimist për të ardhmen e klubit kurbinas.

Një tjetër fitore dhe tani jeni më pranë kreut…

Unë e kam thënë dhe përpara ndeshjes se Kukësi pavarësisht pozicionit ka lojtarë cilësorë dhe fitorja është shumë e rëndësishme. Skuadra e meritoi fitoren. Ishim skuadra më e mirë në fushë. Këtë kampionat mund ta humbte vetëm Vllaznia, pasi diferenca ishte me e madhe dhe unë e kuptova Vllazninë, dhe ka gabuar shumë, por është ne katërshen për të luftuar për titullin kampion.

A mendoni se Laçi ka mundësi të përsërisë historinë e Skënderbeut?

Skënderbeu bëri histori, kur u shpall për herë të parë e bëri më pas autostradë, shpallja e herës së parë kampion e bëri rrugë, por shpresoj që të njëjtën rrugë ta ketë dhe Laçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco