‘Shqiptar mu*i’/ Përjashtohet trajneri që ofendoi futbollistin durrsak

‘Shqiptar mu*i’/ Përjashtohet trajneri që ofendoi futbollistin durrsak

19:02, 28/02/2021

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xhorxhio Sediko.

Trento ku luan futbollisti shqiptar, Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3-2 asokohe, por sulmuesi durrsak u përball me një situatë të pakëndshme.

31-vjeçari u fye për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luka Tioko, i cili e quajti: “Shqiptar mu*i”.

Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia.

Federata në atë kohë, mori vendimin për ta përjashtuar trajnerin nga aktivitetet futbollistike për 4 muaj.

Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar këtu, pasi Prokuroria e Trentos e ka përjashtuar për 5 vite nga aktivitetet futbollistike trajnerin Tioko, duke e larguar kështu thuajse përfundimisht nga futbolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco