Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kërkohet nga Anglia dhe Gjermani, Musiala vendos për të ardhmen

Kërkohet nga Anglia dhe Gjermani, Musiala vendos për të ardhmen

17:20, 24/02/2021

Jamal Musiala shkroi historinë mbrëmjen e djeshme me Bayern Munich në ndeshjen ndaj Lazios (4-1) në Romë. 17 vjeçari u bë lojtari më ri që shënon për ekipin bavarez në Ligën e Kampioneve.

Musiala lindi në Stuttgart nga një nënë gjermane dhe një baba britaniko-nigerian. Në moshën 7 vjeçare, talenti u transferua në Angli, ku luajti për akademinë e Chelsea. Në vitin 2019, Musiala u kthye sërish në Gjermani, duke iu bashkuar Bayern Munich.

Ai deri më tani ka luajtur për Anglinë U21, por në një deklartatë të bërë për “The Atletic” është shprehur se do të mbrojë ngjyrat e Gjermanisë në arenën ndërkombëtare.

"Unë kam dëgjuar zemrën time. Ky vendim mendoj se është 100% i drejtë. Zemra ime është e ndarë midis Gjermanisë dhe Anglisë. E kam menduar shumë. Kam pasur një bisedë shumë të sinqertë me Joachim Löw. Ne u takuam personalisht në Mynih dhe ai më tregoi një rrugë shumë të qartë në ekipin kombëtar. Ai dhe Bierhoff treguan shumë interes për mua. Low shtjelloi dhe analizoi me thellësi stilin tim të lojës, pikat e forta dhe të dobëta. Ai më sheh si një mesfushor sulmues dhe vlerëson cilësitë e mia. Flick dhe shokët e mi të Bayern gjithashtu kontribuan në këtë vendim ", përfundoi Musiala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco