Kriza ekonomike detyron Borussian e Dortmundit të shesë talentet

Kriza ekonomike detyron Borussian e Dortmundit të shesë talentet

14:36, 27/01/2021

Borussia Dortmund është një fidanishte talentesh, teksa për t’i shpëtuar krizës ekonomike do të jetë e detyruar të shesë ata që kushtojnë më shtrenjtë.

Klubet më të mëdha në Europë po fërkojnë duart me situatën e keqe sportive të ekipit verdhezi.

Nëse humb pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, pasojat do të jetë të rënda për Dortmundin.

Duke shtuar edhe efektet negative të pandemisë, pozita e verdhezinjve rëndohet edhe më shumë, aq sa do të jenë të detyruar të shesin emra të rëndësishëm si: Jadon Sancho, Gio Reyna dhe Raphael Guerreiro.

Ecuria me shumë luhatje solli largimin e Lucien Favresë, i pasuar përkohësisht nga i Edin Terzic, që, gjithsesi, nuk ka mundur ta rregullojë situatën.

Dortmundi nuk ka arritur të fitojë asnjë në tri ndeshjet e fundit dhe objektivat tani janë ridimensionuar, nga titulli kampion në një vend në Champions.

Borussia tani renditet në vendin e shtatë, tri pikë pas Wolfsburgut të vendit të katërt.

Nëse nuk do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm, do të ketë 30 milionë euro më pak në arkat e klubit.

Hans-Joachim Watzke, CEO i klubit, e ka të qartë se Dortmundi aktual nuk mund të përballojë borxhet e për të shmangur krizën ekonomike, shitja e “yjeve” duket thelbësore.

Tani për tani, Erling Haaland nuk është në listën e atyre që mund të largohen, por nëse ofertat për pjesën tjetër nuk do të jenë në nivelin e duhur, edhe talenti norvegjez mund t’u thotë lamtumirë verdhezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco