FOTO/ Hidhet shorti i Championsit për të rinj, kampionia shqiptare njeh kundërshtarin

FOTO/ Hidhet shorti i Championsit për të rinj, kampionia shqiptare njeh kundërshtarin

13:17, 27/01/2021

Kampionia e Shqipërisë për moshën U-19, Apolonia, mësoi sot kundërshtarin e parë për Ligën e Kampioneve për të rinjtë (UEFA Youth League).

Në shortin e hedhur sot për raundin e 1/32-ave, fierakët do të sfidojnë kampionët e  Hungarisë, Gior. Fierakët presin hungarezët në Shqipëri.

Kompeticioni do të nisë në 2 mars, ndërsa raundi i 1/32-ave do të përfundojë në datën 3 mars.

Një tjetër skuadër shqiptare, kampione e të rinjve të Maqedonisë, Shkëndija, do të përballet në këtë kompeticion me azerët e Gabalas.

Kjo sfidë do të luhet në Maqedoni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco