Guardiola konfirmon dëmtimin e De Bryne, ja sa pritet të mungojë mesfushori

Guardiola konfirmon dëmtimin e De Bryne, ja sa pritet të mungojë mesfushori

16:30, 22/01/2021

Lajm i keq për Manchester City. Mesfushori belg Kevin De Bryne (3 gola dhe 10 asiste në 17 ndeshje të Premier League) do të mungojë rreth 6 javë në kampionat.

Lajmi është dhënë nga trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola në një konferencë për shtyp.

“Kyle (Walker) mori një goditje në kofshë. Ai nuk është në dispozicion për nesër, por shpresojmë ta kemi në ndeshjen tjetër. Kevin (de Bryne), mjeku duhej të rishikonte skanerin këtë mëngjes. Ai do të mungojë rreth 6 javë ".

Kujtojmë që 29 vjeçari belg la fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen ndaj Aston Villa-s në kampionat, të cilën Manchestëer City e fitoi me rezultatin 2-0.

Nëse De Bryne  nuk rikuperohet më parë, ai pritet humbasë edhe ndeshjen ndaj Liverpool dhe atë ndaj Tottenham.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco