Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Milani bën goditjen e parë në merkaton e janarit

FOTO/ Milani bën goditjen e parë në merkaton e janarit

14:09, 14/01/2021

Goditja e parë e Milanit në merkaton e janarit është Soualiho Meite, i cili mund të konsiderohet praktikisht një futbollist i kuqezinjve.

Milani ka arritur akordin me Torinon për mesfushorin francez, i cili në orët e ardhshme do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të bashkohet me skuadrën e tij të re në stërvitje.

Image

Një përforcim i rëndësishëm ky për Stefano Piolin, duke parë edhe emergjencën që ka Milani në repartin e ndërmjetëm gjatë kësaj periudhe dhe mund të jetë i gatshëm që për transfertën ndaj Cagliarit.

Meite transferohet te Milani në formë huazimi me të drejtë blerjeje për një total prej 10 milionë eurosh.

26-vjeçari, i cili përpara se të transferohej te Torino është aktivizuar në Francë dhe Belgjikë, me skuadrën Granata në këto dy sezone e gjysmë ka luajtur në 93 takime, duke realizuar dhe 4 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco