VIDEO/ Uzuni dhe Elezi shënojnë në fitoren e Ferencvaros dhe Varazdin

VIDEO/ Uzuni dhe Elezi shënojnë në fitoren e Ferencvaros dhe Varazdin

19:50, 13/01/2021

Pas Edon Zhegrovës, i cili realizoi një gol fantastik në triumfin 0-5 të Basel ndaj Aarau, rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe dy futbollist të tjerë shqiptar. Bëhet fjalë për Myrto Uzuni (Ferencvaros) dhe Agon Elezi (Varazdin), të cilët kanë shënuar për skuadrat e tyre respektive.

Uzuni e nisi nga stoli miqësoren e sotme ndaj spanjollëve të Algeciras. Sulmuesi i kombëtares kuqezi u aktivizua në pjesën e dytë dhe në minutat shtesë të takimit realizoi golin e tretë të Ferencvaros, që fitoi 3-1.

25-vjeçari nga Berati mori një asist nga krahu i djathtë dhe mposhti portierin spanjoll me një diagonale të saktë. Realizon edhe Agon Elezi në triumfin 4-0 që Varazdin siguroi ndaj Rudes.

Fitore me “poker” për ekipin kroat, aty ku luan edhe Jorgo Pëllumbi, “ish”-i tjetër i Skënderbeut. Ishte minuta e 26-të kur 19-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut gjeti rrugën e rrjetës, duke vulosur suksesin 4-0 të skuadrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco