Klubi maqedonas pret ofertën e Kukësit për kapitenin

Klubi maqedonas pret ofertën e Kukësit për kapitenin

13:37, 13/01/2021

Mbrojtja nuk ka qenë një ndër pikat më të forta të Kukësit, duke qenë se në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar plot 11 gola.

Ndaj, në këtë merkato verilindorët po fokusohen të gjejnë përforcimet e duhura në këtë repart, teksa kanë vënë nën shënjestër kapitenin e Sileks, Angelce Timovski.

Mirëpo, mbrojtësi i krahut të djathtë deri në fund të sezonit është në kontratë me Sileks, teksa menaxheri i klubit për “Sportmedia.mk”, thekson se kush e kërkon lojtarin duhet të paguajë.

“Timovski është një nga lojtarët tanë kyç dhe e dimë që ka interes për të. Por, ai deri në muaj qershor është në kontratë me Sileks. Kështu, nëse një klub kërkon zyrtarisht Timovskin atëherë ai duhet të na paraqesë një ofertë ose të negociojë për kompesimin.

Vetëm atëherë do të vendosim nëse Timovski do të largohet në këtë periudhë merkatoje apo do të qëndrojë deri në qershor, kur dhe skadon kontrata e tij”, u shpreh menaxheri i Sileks.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco