Miqësorja vëllazërore/ Flet Shaland: Në këtë situatë ndeshja me Shqipërinë e panevojshme

Miqësorja vëllazërore/ Flet Shaland: Në këtë situatë ndeshja me Shqipërinë e panevojshme

12:59, 10/11/2020

Ditën e mërkurë në orën 16:00 do të luhet miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në prag të kësaj sfide miqësore, në konferencë për mediat ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, i cili është shprehur se nuk ishte e nevojshme që të zhvillohej kjo ndeshje, teksa sqaron edhe arsyen pse dardanët dështuan të fitojnë në ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve.

“E kemi të qartë nuk është aspak një situatë e lehtë, po përballemi me Covidin. Besoj nëpër vështirësi të njëjta është duke kaluar edhe kombëtarja e Shqipërisë. Për mua nuk ka qenë patjetër që të zhvillohet kjo ndeshje. Shqipëria është një ekip shumë i mirë, ka lojtar që luajnë në liga të forta dhe ka lojtar që janë shumë kualitativ.

Është e qartë se pse nuk kemi fituar në ndeshjet e këtij sezonit të Ligës së Kombeve pasi që kemi qenë të fokusuar vetëm tek Maqedonia e Veriut.

Daku ka luajtur ndeshje të mira, është i ri dhe ka shënuar shumë gola. Kështu që, më duhej ta ftoja. Për mua është e rëndësishme të ftojë lojtarët më të mirë, jo për t’u dhënë kënaqësi. Pasi nuk kemi shënuar shumë gola me Kombëtaren dhe ai ka shënuar, kjo është arsyeja që e kemi ftuar. Dua të kem konkurrencë sa më shumë në ekip”, u shpreh Shaland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco