Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Manchester United nis bisedimet me trajnerin që do të zëvendësojë Solskjaer

Manchester United nis bisedimet me trajnerin që do të zëvendësojë Solskjaer

15:50, 05/11/2020

Ole Gunar Solskajer është shumë afër shkarkimit nga drejtimi i Manchester United.

Rezultatet negative në kampionat, aty ku skuadra renditet në vendin e 15-të dhe disfata e fundit në Champions ndaj Istanbul Basaksehir, e kanë mbushur kupën.

Tashmë drejtuesit kanë marrë vendimin për të larguar Solskjaerin nga drejtimi i skuadrës dhe aty të emërojnë një trajner tjetër.

United ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Tottenhamit, Maurizio Pochettino.

Palët janë në kontakte dhe është argjentinasi trajneri i zgjedhur për drejtimin e skuadrës, por ende nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare, e cila pritet të vijë shumë shpejt.

Mediat britanike shkruajnë se Solskjaer do të shkarkohet shumë shpejt, por kjo do të ndodhë pas ndeshjes me Evertonit në kampionat, e programuar për këtë fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco