Argjentinë, Maradona: mjekët të mahnitur nga aftësitë e tij të rimëkëmbjes

Argjentinë, Maradona: mjekët të mahnitur nga aftësitë e tij të rimëkëmbjes

10:44, 05/11/2020

Mjekët që kanë kuruar Diego Maradonën pas ndërhyrjes kirugjikale në tru, janë mahnitur nga shpejtësia e tij e rikuperimit.

Kirugët nga një klinikë private në Buenos Aires kaluan 80 minuta duke hequr mpiksjen të martën në mbrëmje.

'Sapo e kam parë ai ishte në një humor të shkëlyqeshëm. Ne jemi të habitur se si po shërohet’ është shprehur mjeku i tij personal Leopoldo Luque.

"Ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse jemi akoma në periudhën post-operative - paralajmëroi ai duke folur para gazetarëve - Por është e qartë se ai nuk ka komplikime neurologjike. Ka parametra të tjerë që ne jemi duke pritur për të vlerësuar sepse është ende shumë herët. Por shërimi është i shkëlqyeshëm" komentet ndezën duartrokitje dhe brohoritje të forta nga mbështetësit e Maradonës të cilët presin lajme jashtë klinikës. 

Kujtojmë që 'Pibe de Oro'  ka vuajtur nga probleme shëndetësore. 

Ai i mbijetoi dy sulmeve në zemër, gjithashtu u sëmur me hepatit dhe iu nënshtrua një operacioni bajpas gastrik. 

Për këto arsye konsiderohet të jetë në rrezik të lartë në lidhje me pandeminë e koronavirusit , e cila ka goditur rëndë Argjentinën. 

Disa herë gjatë tetë muajve të fundit ai ka qenë në izolim dhe u detyrua të qëndronte në shtëpi javën e kaluar pasi një truprojë tregoi simptoma të Covid , edhe pse më vonë ai doli negativ. 

Vajza e tij Dalmaai tha se e vizitoi atë pas operacionit por nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij. 

"Unë thjesht dua të falënderoj të gjithë për demonstrimet e vazhdueshme të dashurisë për babanë tim, për motrën time dhe për mua, falënderoj të gjithë ata që u lutën për të," shkroi ai në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco